Verona mposht Cagliarin me një futbollist më pak

Futboll 20 Qershor 2020 23:41

Hellas Verona e ka rinisur kampionatin italian me fitore ndaj Cagliarit. Verona mposhti Cagliarin me rezultat 2:1, raporton Insporti.com.

Dy golat e fitores për skuadren e trajnerit kroat, Ivan Juric i shënoi sulmuesi italian Samuel Di Carmine. 

Carmine shënoi në minutën e 14 dhe 26. Në minutën e 35, Verona mbeti me një futbollist më pak pasi sulmuesi i njohur Fabio Borini u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes në Pellegrinin.

Këtë e shfrytëzoi sulmuesi argjentinas, Giovanni Simeone i cili shënoi në minutën e 43-të për 2:1.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dyta ishte e kontrolluar më shumë nga Cagliari por pa ndonjë rezultat.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Gianluca Manganiello nxori kartonin e dytë të kuq në minutën e 70-të. Por, kësaj rradhe për mesfushorin e mysafirëve Luca Cigarini.

Me këtë fitore Verona renditet në pozitën e 7 me 38 pikë, ndërsa Cagliari mbetet në pozitën e 12 me 32 pikë.

Për Veronën dy futbollistët shqiptarë, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani kompletuan 90 minuta të plotë. /Insporti.com/

-->