Verstappen: Hamiltoni është shofer i thjeshtë me makinë të mirë

Formula 1 14 Gusht 2019 10:48

Shoferi belgo-holandez i Red Bullit, Max Verstappen ka befasuar të gjithë me komentet në lidhje me kampionin e botës në fuqi, Lewis Hamilton.

Sipas tij, Hamiltoni nuk është i veçantë por ai ka pasur bolidin më të mirë.

“Nuk ka asgjë të veçantë, nuk është special siç thonë. Unë nuk jam përqendruar te ai. Në këtë sport ka shumë shoferë të tjerë të mëdhenj që janë në gjendje të korrin rezultate të mira”, tha ai.

“Sot gjithçka varet nga makina. Ai ka patur në dispozicion makinën më të mirë. Nuk mendoj se në këto vite ka ndjerë presionin e shokut të skuadrës, që ka një makinë të njëjtë si ai. As në vitin 2016 kur u mposht nga Rosberg”, tha Verstappen për revistën Motorsport.

Kujtojmë se triumfi i fundit i madh i Verastppenit ishte në garën e German GP muajin e kaluar.