Verstappen prezanton kaskën e re në video

Formula 1 15 Shkurt 2018 10:43

Vozitësi i ekipit Red Bull, holandezi Max Verstappen ka postuar një video në tëitter ku bën prezantimin e kaskës së tij për sezonin 2018 në Formula 1.

Verstappen, vozitësi më i talentuar i gjeneratë së tij dhe vozitësi i ri më interesant që ka ardhur në Formula 1 viteve të fundit, njihet për komunikimin e tij intensiv me adhurues dhe gazetarë.

Në video Verstappen shpjegon dizajnin e kaskës duke vënë theks të veçantë në ndryshimet e vogla nga dizajni i vitit të kaluar dhe përdorimi i logos personale, që është shkronja V e stilizuar dhe përdoret dy herë në kaskë.

Ky do të jetë sezoni i tretë i Verstappen me ekipin austriak që sivjet quhet Aston Martin Red Bull dhe sërish për kolegë të ekipit do ta ketë australianin Daniel Ricciardo.

Vozitësi 20 vjeçar vitin e kaluar fitoi dy gara dhe sivjet është në kërkim të sukseseve të reja edhe pse ekipi i Mercedesit edhe këtë sezon do të hyjë si favorit kryesor në Formula 1.

Përndryshe Max është i biri i Jos Verstappenit, vozitësit të shumë ekipeve të Formulës 1 gjatë viteve të 90-ta.

-->