Verstappen shkon rykverc me Formula 1 dhe nuk dënohet

Formula 1 26 Maj 2018 12:07

Nuk duhet të jeni fanatik i Formulës 1 për të ditur se Max Verstappen, ngasësi i ri i Red Bullit, shpesh bën veprime të çmendura nga shteg, ku rrezikon edhe shoferë të tjerë edhe veten, por edhe shkakton dëme milionëshe ekipit të Red Bullit.

Veprimi i tij i radhës ka qenë po aq kundërthënës. Në stërvitjet për garën për Shpërblimin e Madh të Monacos, ky ngasës, huqi pikën e frenimit në kthesën e parë dhe doli nga shtegu.

Kjo nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme, derisa ai nuk vendosi të kthehet në shteg, duke vozitura prapa, gjegjësisht në rykverc për tu kthyer në shteg.

Edhe pse kjo gjë ëhstë rreptësisht e ndaluar me rregullat e Formulës 1, duke e marrë për bazë që këtë veprim e kishte bërë jashtë vijave kufizuese të shtegut dhe nuk ka rrezikuar shoferë të tjerë, Verstappen, pas hetimit të gjyqtarëve të garës, nuk u dënua.

-->