Verstappen triumfon në German GP – raporti dhe pamje nga gara

Formula 1 28 Korrik 2019 17:30

Belgo-holandezi Max Verstappen ka triumfuar në garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1.

Shoferi i Red Bullit e ka fituar garën e ‘German GP’ pas një starti shumë të keq, duke fituar një GP për herë të shtatë në karrierë.

Ndërkohë, ‘mrekullinë’ e ka arritur Sebstian Vettel, i cili e ka rikuperuar plot 18 pozicione dhe e ka mbyllur garën në vendin e dytë.

Lajmi i keq për Ferrarin ka qenë dalja nga pista e shoferit Charles Leclerc.

Ndërkaq, katastrofale ishte kjo garë për Mercedesin, me Valtteri Bottas që ka përfunduar jashtë pistës dhe Lewis Hamiltonin që e ka mbyllur pa pikë.

Në vendin e tretë është pozicionuar shoferi i Toro Rosso, Kvyat.