Verstappeni i pari, “dështon” përsëri Ferrari – raporti i kualifikimeve të Hungarian GP

Formula 1 03 Gusht 2019 16:50

Ditën e sotme janë zhvilluar kualifikimet për Çmimin e Madh të Hungarisë, të cilat kanë përfunduar me një dështim të shoferëve të Ferrarit.

Leclerc dhe Vettel e kanë mbyllur duke vendosur kohë të ulta në krahasim më shoferët e tjerë dhë respektivishtë janë vendosur në vend të 4-t dhe të 5-të duke qenë shumë larg kreut.

Max Verstappen ka befasuar në kualifikime duke regjistruar kohën më të mirë dhë kështu nesër do të niset i pari nga starti.

Gjermani do të ndiqet nga dyshja e pilotëve të Mercedes, Bottas dhe Hamilton të cilët janë shoferët kryesorë në këtë edicion për tu shpallur kampion.

Dhjetëshen e shoferëve që do të nisen të parët ditën e nesërme e mbyll Kimi Raikkonen.

Gara do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 15:10.