Veseli në mënyrë unike prezantohet te KB Rahoveci – pamjet

Superliga 06 Gusht 2019 18:32

Alban Veseli është basketbollisti më i ri i KB Rahovecit.

Tashmë lajmi është bërë zyrtare nga faqja zyrtare e klubit në Facebook, përcjell Insporti

Veseli transferohet te vreshtarët pas një edicioni të kaluar te Ylli në Therandë, kurse më parë ishte pjesë e top-klubeve kosovare si Prishtina e Peja.

Për Rahovecin, Veseli është basketbollisti i pestë i transferuar, pas tre të huajve dhe një lojtari vendor të prezantuar më parë.

Vlen të theksohet se ky prezantim ishte më unik dhe ndryshe nga prezantimet që jemi mësuar të shohim, derisa klubi ka bërë të ditur se “do të jetë risi të tjera”.

-->