Vështirë të besohet se çfarë ka humbur Salah

Futboll 09 Prill 2019 21:41

Liverpooli është duke udhëhequr me dy gola ndaj skuadrës portugeze Porto, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“The Reds” janë nikoqir të Portos në ndeshjen e parë të çerekfinaleve.

Në sfidën që po zhvillohet në “Anfield” vendasit tashmë kanë shënuar dy gola, shkruan Insporti.com.

Golin e epërsisë futbollistët e Jurgen Klopp e arritën në minutën e pestë, kur mesfushori Naby Keita shënoi për 1:0, ndërsa 21 minuta më pas sulmuesi brazilian Roberto Firminio dyfishoi epërsinë pas një asistimi të bukur nga Alexander Arnold.

Por, kur po zhvillohej minuta e 21-të e ndeshjes futbollisti më në formë i Liverpoolit, egjiptiani, Mohamed Salah, lëshoi një rast të mirë për të shënuar.

Ai ishte i vetëm përballë portierit spanjoll, Iker Casillas, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Rezultati momental 2:0. /Insporti.com/

 

-->