Vështirësohen punët për Warriors, kjo është arsyeja

Basketboll 06 Qershor 2019 21:58

Në finalet e ‘Play Off’ në NBA duket se rrol tejet të rëndësishëm do të luajnë edhe lëndimet e lojtarëve.

Në tri ndeshjet e para, skuadra e Golden State Warriors nuk ka pasur mundësinë që të llogarisë në Kevin Durant e Kevin Looney, kurse në ndeshjen e tretë ishte edhe pa Klay Thompson.

Këto mungesa për mrekulli u shfrytëzuan nga Toronto Raptors, të cilët tashmë gëzojnë epërsinë prej 2:1 në këtë seri finale.

‘Sports Center’ raporton se Kevin Durant do të mungojë edhe në ndeshjen e katërt finale.

Ky është një lajm shumë i madh për skuadrën veriore, të cilët tashmë mund të shkojnë në 3:1.

Mbetet të shihet se si do t’ia dali skuadra e Steve Kerr pa shërbimet e ‘Durantulas’ në ndeshjen e katërt./Insporti