Vetëdorëzohet në polici boksieri që vrau gruan duke e lidhur në një bllok betoni

Boks 03 Maj 2021 17:52

Boksieri portorikan Felix Verdejo, 27 vjeç, u dorëzua në polici pas akuzave se ai vrau gruan e tij shtatzënë. Zhdukja e gruas së tij Keisla Rodriguez u raportua ditën e premte dhe menjëherë FBI-ja filloi hetimet.


Trupi i saj u gjet një ditë më vonë në lagunë ndërsa “notonte” në sipërfaqe. Identifikimi ishte i shpejtë dhe për këtë arsye Verdejo duket se vendosi të dorëzohej.

Boksieri Felix Verdejo, i njohur me pseudonimin “Diamanti”, akuzohet se në fillim e ka rrahur gruan e tij, më pas i ka injektuar disa substanca, e lidhur atë në një bllok betoni dhe e ka hedhur nga ura.


Boksieri portorikan, Felix Verdejo, garon në kategorinë e peshave të lehta. Në Lojërat Olimpike në Londër në 2012, ai përfaqësoi vendin e tij në kategorinë amatore. Në karrierë ai ka 29 ndeshje, nga të cilat 27 fitore.

-->