Vetëm 12 minuta për Muriqin/ Sassuolo 2 – 1 Lazio, me këtë notë u vlerësua paraqitja e sulmuesit kosovar

Kombëtarja 12 Dhjetor 2021 20:33

Sassulo ka shënuar fitore në shtëpi, duke mposhtur Lazion në kuadër të xhiros së 17-të në Seria A.

Vendasit arritën të fitojnë me përmbysje në rezultat nga 0 – 1 në 2 – 1.

Lazio fillimisht kaloi në epërsi falë golit të Zaccagni, që shënoi pas asistimit të Pedros (6′).

Ndërkohë, me këtë rezultat edhe mbaroi kjo pjesë. Sassulo nisi furishëm në 45-minutëshin e dytë duke shënuar dy herë.

Ishte Berardi që barazoi rezultatin pas asistimit të Raspadori (63′), ndërsa dyshja pastaj ndryshuan vendet me Raspadorin që shënoi dhe Berardin që asistoi te goli i dytë (69′).

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në fushë në minutën e 78-të, por nuk arriti të gjente golin.

12 minutat në fushë për Muriqin, u vlerësuan me notën 6.6.

Lojtari më i mirë i ndeshjes sipar “SofaScore” ishte Berardi, i vlerësuar me notën 8.0.

Me këtë humbje, Lazio bie në pozitën e nëntë me 25 pikë, derisa Sassuolo ngritët në vendin e 12-të me 23 sosh.

-->