Vetëm edhe zyrtarizimi – transferimi i Grealish te “Citizens” then rekordin e Paul Pogbas

Futboll 30 Korrik 2021 22:01

Manchester City raportohet se është afër kompletimit të transferimit të fantatistit anglez – Jack Grealish.

“Daily Mail” raporton se ky transferim do të zyrtarizohet në javën tjetër.

Grealish pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në Premier Ligë. 

City raportohet se i ka ofruar Aston Villas 100 milionë funte (rreth 120 milionë euro).

25-vjeçari do ta kalonte edhe Paul Pogban, i cili në vitin 2016 ishte transferuar te Manchester United nga Juventusi për 105 milionë euro.

Ndryshe, Jack Grealish në sezonin e fundit zhvilloi 26 paraqitje me Aston Villan në Premier Ligë. Shënoi gjashtë gola dhe dhuroi 12 asistime

-->