Vetëm shikoni duart e Alonsos

Formula 1 03 Maj 2018 11:12

Gara për Shpërblimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1 ka qenjë një prej më të mirave të kohëve të fundit. Përveç finishit super dramatik, arsye për këtë, janë edhe ndodhitë në rrethin e parë të garës, gjegjësisht incidentet e shumta, ku e pësuan disa shoferë përfshi Fernando Alonson e McLarenit.

Kampionit të dyfishtë të botës në Formula 1, iu shpërthyen dy goma, si pasojë e incidenteve me ngasës të tjerë dhe ai u detyrua që të kalojë më shumë se gjysmën e rrethit me bolid që “çalonte” për të arritur deri në pit stop për goma të reja.

Në video shihen shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme dhe reflekset shumë të shpejta që ky shofer vazhdon ti ketë, përkundër moshës 37 vjeçare dhe faktit që ka gati 5 vjet që nuk është pjesë e ndonjë ekipi që lufton për titull të kampionit.

-->