Vetëm tre lojtarë të Man.United më të dobët se Alexis Sanchez

Në janar kur Manchester United siguroi shërbimet e Alexis Sanchez, të gjithë në Manchester menduan se tani United do të ketë një avantazh më shumë në dallim me rivalin e tyre të qytetit, Manchester City, të cilët po ashtu e kërkuan futbollistin 29 vjeçar.
Mirëpo, derisa ndeshjet po kalojnë njëri pas tjetrës, tani mendimi ka ndryshuar dhe kiliani op llogaritet si njëri ndër lojtarët më të dobët, i cili në 10 ndeshje ka shënuar vetëm një gol dhe nuk arriti t’i ndihmojë “Djajve të Kuq” nga eliminimi në Ligën e Kampionëve.
Në fakt, nga një sondazh që është bërë me tifozët e Manchester United, vetëm tre lojtarë janë radhitur më dobët se Sanchez dhe tifozët e “Djajve” nuk janë fare të kënaqur me paraqitjet e kilianit 29 vjeçar, i cili ka një pagë marramendëse prej 350.000 funteve në javë, që e ka bërë lojtarin më të paguar në histori të Premier League .
Vlerësimi ishte bërë nga nota 1 e deri në notën 10 dhe Matteo Darmian ishte vlerësuar me notën më të dobët 2.4, kurse i katërti nga fundi me një vlerësim prej vetëm 3.7 ishte ALexis Sanchez. /Insporti.com