Vetëtima e frikshme godet pistën e MotoGP në Indonezi

Moto GP 20 Mars 2022 14:03

Çmimi i Madh i MotoGP Indonezia 2022 është shtyrë për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Shiu i madh goditi pistën e Mandalika rreth gjysmë ore para fillimit të garës. Madje, edhe një vetëtimë e madhe goditi pistën, por fatmirësisht nuk pati pasoja.

Ndryshe, edhe tetë herë kampioni i botës, Marc Marquez është përjashtuar nga gara e Grand Prix të Indonezisë për shkak të një tronditjeje të pësuar pas përplasjes së tij të madhe gjatë fazës së nxemjes.

https://insajderi.org/tete-here-kampioni-i-botes-marc-marquez-fluturon-nga-motori-dhe-lendohet-keq/?fbclid=IwAR1p0hdTtyjxJR0UG4YJH2oo8j9kD4KJ9N57mcZknE8jZz7tv5uqctzNZ7w

-->