Vetmia e Sanchez shqetëson trajnerët

Futboll 21 Mars 2018 12:06

Sjellja e Alexis Sanchez në Manchester United po shkakton shqetësim në mesin e stafit të trajnerëve. Kiliani në janar u largua nga Arsenal për t’u bashkuar me “Djajtë e Kuq”, por nuk është përshtatur siç duhet në skuadrën e Jose Mourinhos.

Ai në dhjetë paraqitje që ka pasur deri më tani, ka shënuar vetëm një gol, duke bërë që stafi i Man. United të jetë i shqetësuar me formën e tij.

Stafi i United është alarmuar nga ky fillim i ngadalshëm i Sanchezit dhe qëndrimi i tij vetëm ka shkaktuar shqetësime, sikurse që kishte bërë Di Maria.

Sipas “Daily Mail”, Sanchez ka një figurë të izoluar në Carrington (qendrën e United) dhe shpesh ha vetë në mensë, larg bashkëlojtarëve të tij dhe ky reputacion si një lojtar i tërhequr po e shqetëson stafin e klubit anglez.

Anësori paguhet 600.000 funte në javë tek Manchester United dhe fillimisht u tha se ai për këtë arsye zgjodhi United para Manchester Cityt.

Pas paraqitjes së dobët të tij në ndeshjen kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve, Mourinho vendosi mos ta inkuadrojë atë në përballjen çerekfinale të FA Cup me Brighton, të cilën “Djajtë” e fituan me rezultat 2-0 dhe e siguruan plasmanin në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me Tottenham.

Sanchez thuhet se ka marrëdhënie të mira me lojtarët e Manchester United të cilët flasin spanjisht, kurse pas qëndrimit të tij për një kohë në “Hotel Lowry”, ai ka gjetur një vendbanim të përhershëm.

Përndryshe, 29 vjeçari është aktualisht me Përfaqësuesen e Kilit, me të cilën do t’i zhvillojë disa ndeshje miqësore. /Insporti.com

-->