Vettel – Ferrari drejt “divorcit”- këto janë detajet

Formula 1 30 Shtator 2019 20:44

Sebastian Vettelit i është thënë nga njeriu që e zbuloi atë se karriera e tij në Ferrari ka mbaruar.

Helmut Marko, këshilltar i sporteve motorike në Red Bull, e udhëzoi gjermanin në radhët e juniorëve, duke i dhënë atij debutimin e tij me Toro Rosso në vitin 2007 para se të shihte katër titujt e tij të njëpasnjëshëm botëror.

Ashtu si shumica e vëzhguesve në Çmimin e Madh të Rusisë të së dielës së kaluar, Marko u mahnit nga mënyra se si Vetteli ishte në siklet nga Ferrari, përcjell lajmi.net.

Vettel iu kërkua nga skuderia e Ferrarit të lëshonte vendin e parë për shokun e skuadrës Leclerc, por kjo strategji e gabuar bëri që Lewis Hamilton i Mercedes ta fitonte garën.

”Ferrari arriti të mos fitojë pavarësisht se kishte makinat më të shpejta. Dhe, megjithëse ai ishte njeriu më i shpejtë, ata sakrifikuan Sebastianin. Ai nuk ka më të ardhme te Ferrari”, përfundoi Marko.

-->