Vettel: Kemi shanse për fitore

Formula 1 09 Prill 2019 17:17

Ferrari synon fitoren e parë në Formula 1 këtë të diel në garën që do të zhvillohet në Kinë. Kjo është gara nr.1000 në histori të Formula 1.

Piloti i “kokëkuqes” gjermani, Sebastian Vettel ka thënë se fitorja është objektiv i Ferrarit dhe se nuk do të jetë e lehtë.

“Fitorja është gjithnjë një objektiv për Ferrarin dhe në rast se e arrijmë në Kinë, në këtë garë të veçantë do të ishte fantastike. Nuk ka për të qenë e lehtë, pasi është një pistë e vështirë, shumë teknike dhe ku duhet një makinë e përkryer për të fituar”, tha Sebastian Vettel.

“Çelësi i suksesit në Kinë do të jenë gomat. Duhet një menaxhim i mirë i tyre. Shpesh këtu nuk ka munguar fati, shpresoj që këtë herë të jetë ndryshe. Nëse arrijmë të bëjmë një xhiro të shpejtë të shtunën kemi shanse për fitore edhe të dielën në garë”, u shpreh Vettel. /Insporti.com/