Vetteli e kalon i pari finishin por Hamiltoni e fiton garën – fund kontrovers në Canada GP

Formula 1 09 Qershor 2019 22:11

Shoferi i Ferrarit, Sebastian Vettel e ka fituar në pistë Çmimin e Madh të Kanadas, por ka humbur një pozicion për shkak të një penalizimi.

Nga ky vendim përfitoi Lewis Hamiltoni, i cili e përfundoi i dyti këtë garë. Në vendin e tretë është pozicionuar shoferi tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc.

Ferrari nuk ka arritur të ndërpresë dominimin e Hamiltonit dhe Mercedesit. Gara e Vettelit ka qenë pothuajse perfekte, por shoferit gjerman i kushtoi shtrenjtë një gabim i vogël.

Kur kishin mbetur pak më shumë se 20 xhiro nga fundi, gjermani doli nga pista, ndërsa britaniku e ndiqte nga afër.

Kur u kthye në pistë ai shtyri rivalin e tij drejt murit dhe pas pak minutash erdhi vendimi i komisarëve të pistës: 5 sekonda penalizim.

Vetteli ka kaluar i pari vijën e finishit, por fitorja në fund i ka shkuar Hamiltonit, një vendim kontrovers i një gare të jashtëzakonshme.

Klasifikimi i garës: