Vetteli i nervozuar, shikoni si e përplasi nga pas Verstappenin

Formula 1 14 Korrik 2019 18:39

Sebastian Vettel ishte protagonist në garën e Çmimit të Madh të Britanisë, në garën e sotme të Formula 1, teksa në xhiron e 38-të, goditi nga pas Max Verstappenin.

Gjermani u parakalua nga shoferi i Red Bull-it, i cili ishte dukshëm më i shpejtë, por shoferi i Ferrarit kurrsesi nuk mund të pajtohej me këtë parakalim, dhe kërkoi të dilte sërish para holandezit.

Por, në përpjekje për ta parakaluar, ai e goditi nga pas, dhe të dy u përplasën, duke humbur pozicionet.

Pas hetimit nga komisarët e garës, Vettel u penalizua me një penallti 10-sekonda, por përplasja ishte ajo që bëri bujë edhe në rrjetet sociale.

Shikojeni në videon më poshtë: