Vetura më ekstreme rrugore në botë

Motosport 12 Shkurt 2018 21:45

Sa herë dëgjoni që McLaren ka prodhuar model të ri të veturave rrugore, mund të jeni të sigurt se fjal është për diçka të shpejtë. Sidoqoftë, jo të gjitha veturat e rrugës e kanë vendin në portale të sportit.

E megjithatë, McLaren Senna nuk është çfarë veture. E para, mban emër të madh. Ayrton Senna ka qenë tri herë kampion i botës në Formula 1 me McLarenin dhe sot e kësaj dite çmohet si vozitësi më i mirë i të gjitha kohëve.

E dyta, është një McLaren – kjo do të thotë që inxhinierët më të mirë në automobilave rrugorë në botë kanë punuar në të dhe vetëm psai inxhinierët kanë kryer punë ne tyre, dizajnerët kanë punuar aq sa kanë pasur hapësirë.

Vetura është dizajnuar duke pasur në mendje aerodinamikën, stabilitetin, shpejtësinë dhe përshpejtimin, e jo bukurinë dhe dizajnin.

Motori i saj është i motori i përpunuar i modelit P1. Fjala është për një njësi që ka vëllim katër litra dhe konfiguracion V8 me 32 ventila dhe 2 turbo. Motori zhvillon deri në 800KF dhe ka moment rotullues 800Nm. Kur kësaj ia shtojmë të dhënën se pesha e përgjithshme e automjetit është 1200kg, nuk është çudi pse ky model përshpejtimin 0 – 200 e “kapë” për 6,8s dhe mund të arrijë 340 km/h.

Promovimi zyrtar i modelit pritet të bëhet muajin e ardhshëm në sallonin e Gjenevës, kurse ekipi i emisionit Top Gear të BBC-së ka psaur rastin që ndër të parët në botë, të xhirojë këtë veturë.

-->