Veturat e garuesve tanë janë nisur për në Portugali

Motosport 01 Tetor 2021 23:40

Prej 08-10 tetor, në Braga të Portugalisë mbahet gara e madhe ndërkombëtare në disiplinën malore, FIA Hill Climb Masters.

Mimoza Jetullahu, Arjeta Rysha, Liridon Kalenderi, Bardhyl Canolli, Gazmend Demolli, Valon Jaha e Faton Rama, do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë në të cilën presin të arrijnë rezultate të mira.

Derisa garuesit janë në përfundim të kompletimit të dokumentacionit dhe përgatitjeve të tjera, veturat e tyre tashmë janë nisur drejt Portugalisë.

Duke marrë parasysh se, bëhet fjalë për garën e nivelit më të lartë botëror në disiplinën malore, e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), Kosova do të paraqitet me shtatë garuesit, të cilët veturat i kanë në gjendje mjaft të mirë teknike,

Kjo është hera e dytë që garuesit nga Kosova marrin pjesë në një garë të karakterit të tillë, pasi më parë kanë qenë edhe në Gubbio të Italisë.

-->