Vidal: Do të jap edhe jetën në fushë

Futboll 06 Gusht 2018 13:48

Futbollisti nga Kili, Arturo Vidal, ka nënshkruar kontratë me Barcelonën pas transferimit nga Bayern Munchen.

Kiliani ka kaluar me sukses testet mjekësore në klinikën e skuadrës dhe është zyrtarizuar transferimi pas konfirmimit të mjekëve.

“Jam shumë i lumtur që jam në ekipin më të mirë në botë. Do të jap edhe jetën në fushë për Barcelonën”, ka deklaruar Vidal.

Vidal i është bashkuar Barcelonës për 20 milionë euro nga Bayern Munich. /Insporti.com/

-->