VIDEO/ Aksident i frikshëm në Britani, Hamilton nxjerr nga pista Max Verstapen

Formula 1 18 Korrik 2021 16:47

Po zhvillohet në pistën e “Silverstone” çmimi i madh i Britanisë, që është ndalur menjëherë pas nisjes, pa plotësuar një xhiro nga gara.

Max Verstapen, lideri i botërorit ka pësuar një aksident të frikshëm pas një kontakti me Lewis Hamilton. Ky i fundit e pa prekur në pjesën e pasme.

Pas asaj prekje Verstapen ka humbur tërësisht kontrollin e makinës dhe është përplasur dhunshëm me barrierat mbrojtëse prej gome.

Fatmirësisht asnjë problem i rëndë shëndetësor për pilotin holandez. Për momentin është flamur i kuq dhe gara do duhet të nisë sërish, me Leclerc kryesues dhe Hamilton ndjekës.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndëshkim për Hamilton, apo komisarët e garës do e konsiderojnë thjesht një incident normal gare.

-->