VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1 – Shikoni si “fluturon” makina sipër kokës së Lewis Hamilton!

Sporte të tjera 12 Shtator 2021 17:46

Lewis Hamilton dhe Max Verstappen u përfshinë në një aksident të frikshëm në Çmimin e Madh të Italisë, duke dalë jashtë garës për titullin kampion.

Në xhiron e 26-të makina e Max Verstappen çuditërisht përfundon sipër pilotit britanik, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

“Kjo është ajo që ndodh, kur nuk të lejnë hapësirë”, tha Verstappen në radio ndërsa largohej i mërzitur.

Vlen të theksojmë që Daniel Ricciardo fiton Çmimin e Madh në raundin e 14 të sezonit të Formula 1. Shoferi australian e rikthen McLaren në podium. McLaren zuri vendin e dytë me Lando Norris, ndërsa mbylli podiumin Valtteri Bottas.

VIDEO:

-->