Video-analizë e ‘mjeshtërisë’ së Valon Berishës – ja çka i bëri lojtarit të Anglisë

Kombëtarja 11 Shtator 2019 10:54

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbjen mbrëmë nga Anglia me rezultatin përfundimtar në 5:3.

Edhe pse me një paraqitje shumë të mirë, ‘Dardanët’ nuk ia dolën të marrin një rezultat pozitiv nga ky takim me një gjigant si Anglia.

Ndërkaq, ajo se çfarë ra në sy gjatë takimi të mbrëmshëm ishte paraqitje e mrekullueshme e Valon Berishës, ku në disa raste edhe mbrojtës i Liveroolit, Arnold e kishte problem ta ndalonte atë.

Berisha u gjet mjaft mirë në cepin e portës kundërshtar – ku me një lëvizje të bukur duke e larguar topin në anën e djathë të fushës arriti që në mes të dy lojtarëve si Arnold dhe Henderson të shënonte gol.

Ky veprim i Berishës dhe dështimi në mbrojtje i Arnold u vërejt edhe nga tifozët anglezë, të cilët kritikuan mbrojtësin e Liverpoolit.