VIDEO/ David Beckham unik, dekoron me top pemën e Krishtlindjes

Futboll 10 Nëntor 2021 12:30

Ndonëse ka lënë futbollin prej më shumë se 8 vitesh, David Beckham vijon të ketë të njëjtin klas në përdorimin e topit dhe në goditje, gjë që e ka demonstruar së fundi edhe në një video të shpërndarë në Instagram.

Ish ylli anglez, i cili shquhej për krosimet dhe goditjet e dënimit, ka gjuajtur disa herë me një top me bojë, në një sfond të bardhë dhe me njollat e lëna nga sfera, ka formuar një pemë krishtlindjeje.

-->