VIDEO: Donnarumma bëri pritjen e vitit ndaj Napolit

Futboll 15 Prill 2018 16:08

Gianluigi Donnarumma ka bërë një super pritje në takimin Milan-Napoli.

Milani e Napoli u ndanë baras pa gola në “San Siro”, në ndeshjen për xhiron e 32-të në Serie A.

Por, rezultati ka mundur lehtë të ndryshojë në minutat shtesë të takimit, po të mos ishte për pritjen fantastike që bëri Donnarumma më pak se dy minuta para fundit.

Portieri 19-vjeçar tregoi reflekset e jashtëzakonshme të tij, për t’i mohuar golin Arkadiusz Milik. /Insporti.com

-->