VIDEO/ Donnarumma dhe Berardi tallen me Anglinë
Futboll
12 Korrik 2021
12:43

Donnarumma dhe Dominico Berardi u tallën me Anglinë, pas triumfit të Italisë në Evropian.
Dyshja shihet duke kënduar ‘po vjen në shtëpi’ brenda zhveshtores së “Wembleyt”.
Donnarumma ishte një nga kryesorët në ndeshjen e djeshme, pasi priti dy penallti, të Jadon Sanchos dhe Bukayo Sakas.
‘Azzurrët’ u çmendën nga gëzimi dhe festa pas fitores së dytë në një Euro në histori.
Donnarumma, i cili u emërua lojtari më i miri i Euro 2020, u tall me Anglinë së bashku me Dominico Berardin, teksa kënduan ‘po vjen në shtëpi’ në zhveshtore.
VIDEO: