Video e Giroud pas finales irriton tifozët e Arsenalit

Futboll 30 Maj 2019 09:19

Olivier Giroud ka deklaruar se është një “i kaltër” i vërtetë. Këto komente ai i bëri pas triumfit në Ligën e Evropës me Chelsean.

Ishte pikërisht ai që shënoi njërin nga golat në fitoren prej 4:1 ndaj ish-skuadrës së tij, Arsenalit. Francezi po ashtu asistoi te goli i katërt, të cilin e shënoi Hazard.

Ai ka komentuar raportin e tij me ish-skuadrën.

“Ky klub [Arsenali] më ka dhënë shansin të realizoj ëndrrën time duke luajtur në Premier Ligë. I kam borxh shumë, por vërtet doja ta fitoja këtë trofe me Chelsean. Jam një i kaltër i vërtetë”, u shpreh Giroud.

Pas ndeshjes ka filluar të qarkullojë një video ku francezi e thumbon ish-ekipin e tij gjatë festës, duke thënë “Faleminderit Arsenal”.