Video e golit të jashtëzakonshëm të Messit, xhiruar nga tribunat

Futboll 02 Maj 2019 09:23

Lionel Messi e ka arritur edhe një rekord tjetër në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke e shënuar golin e tij të 600-të për Barcelonën me një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit kundër Liverpoolit në gjysmëfinalen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Messi e shënoi golin e tij të 599-të më herët në ndeshje, duke e vjedhur një top të kthyer në zonën e Liverpoolit pasi Luis Suarez e kishte goditur shtyllën dhe duke e futur atë në rrjetë, para se ta bombardonte portën e Alisson Becker nga mbi 30 metra largësi pak momente më vonë.

Goli i tij i mrekullueshëm i xhiruar nga tribunat:

Superylli argjentinas bëhet vetëm lojtari i shtatë në histori të futbollit që e arrin shifrën e 600 golave në nivel klubesh, edhe pse për ta arritur këtë shifër u mund nga rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo.

Messi e shënoi golin e tij të parë për Barcelonën para saktësisht 14 viteve, më 1 maj 2005 kundër Albacete.