Video e pa publikuar më parë – Jordan qau me lot, pasi fitoi titullin e katërt në NBA me Chicago Bulls

Basketboll 13 Maj 2020 15:47

Video që nuk u publikua kurrë, por që në filmin “The Last Dance” të Michael Jordan u dha si premierë, ka emocionuar tifozët e NBA-s në tërë botën.

Në këtë marterial të filmuar në zhveshtore, shihet Jordan duke qajtur me lot e zë, me rastin e shpalljes kampioni i NBA për herë të katërt me klubin e tij Chicago Bulls, shkruan Reporteri.

Këto emocion që ai i dhuroi në zhveshtore, ishin pasi ky ishte titulli i parë që ai e fitoi dhe nuk e kishte babain e tij prezent, pasi ai i kishte vdekur.

“Unë nuk mund ta them as edhe një fjalë, babi im vdiq, çfarë do të thotë kjo për mua,” tha Jordan pas fitores atë botë.

“Unë e di se ai po më shikon. Kjo fitore shkon për gruan time, për fëmijët e mi, për vëllezërit dhe motrat e mia, kjo është për babin tim. Jam shumë i lumtur për të”, përfundoi Jordan.

Më poshtë e gjeni videon e publikuar nga “MARCA” e që tashmë ka “pushtuar” rrjetet sociale në mbarë botën.

-->