Video e Shaqirit u bë virale – çerek milioni shikime

Futboll 09 Gusht 2019 13:46

Xherdan Shaqiri sërish u bë temë aktuale e bisedave ndër tifozë të Liverpoolit pasi dje klubi anglez postoi një video në internet, ku shihej Shaqiri duke i futur topin mes këmbëve bashkë lojtarit të tij Joe Gomez.

Për më pak se 24 orë është kjo video online, vetëm në twitter ka pasur mbi çerek milioni shikime dhe 14 mijë pëlqime.

Insporti ua mundëson ta shikoni edhe një herë, në kohën kur po presim fillimin e garave në Premier League, pikërisht këtë fundjavë.