VIDEO/ Eskalon dhuna mes fansave të West Brom dhe Milwall – një tifoz mbetet pa ndjenja nga goditjet

Futboll 12 Shtator 2021 12:51

Pamjet shokuese tregojnë një fans të futbollit të nokautuar pa ndjenja, derisa huliganët ndeshen me njëri-tjetrin dhe shkatërrojnë rrethojën e stadiumit.

Fansat nga të dy taborret lansuan grushte dhe hodhën pije në skenat e dhunshme, pas ndeshjes së Championshipit mes West Bromit dhe Milwallit.

Video e përleshjes tregon fansat duke u sulmuar mes vete, teksa disa shihen duke shkelur fansin e shtrirë.

VIDEO:

-->