VIDEO: Luka Modric realizoi gol të pabesueshëm nga kjo pozitë

Futboll 08 Janar 2020 22:12

Edhe Luka Modric ka shkëlqyer në fitoren e Real Madridit kundër Valencias.

Nuk ishte vetëm Toni Kroos që shënoi gol spektakolar në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, por edhe Modrici, shkruan Insporti

Mesfushori kroat, që vitin e kaluar u shpall futbollisti më i mirë në botë, shënoi një gol të bukur me të jashtmen.

Reali fitoi 3:1 në ndeshjen që u zhvillua në Jeddah, derisa kroati 34-vjeçar e realizoi golin e tretë. /Insporti.com/

-->