VIDEO/ Përsëri shkëlqen Roma e Mourinhos – mposht skuadrën e promovuar këtë edicion në Serie A

Futboll 29 Gusht 2021 23:21

Roma e ka mposhtur me rezultat 4-0 skuadrën e promovuar në Serie A këtë edicion – Salernitana, në kuadër të javës së dytë.

Pjesa e parë çuditërisht nuk solli gola edhe pse rastet për gol ishin të shpeshta, por mungoi konkretizimi.

Me të filluar 45 minutat e dytë, “Giallorossët” kaluan në epërsi me anë të Lorenzo Pellegrinit që u asistua nga Matias Vina.

Kaluan vetëm katër minuta dhe Roma shënoi edhe të dytin me anë të Jordan Veretout që pranoi një asistim nga Henrikh Mkhitaryan.

Mundësia më pas erdhi edhe për Tammy Abrahamin që të shënoi golin e tretë në minutën e 69-të, me Carles Perez që ishte asistuesi.

Pellegrini (79’) nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe të dytin personal, e që u ndihmua nga Veretout për të futur topin në rrjetë.

Pas javës së dytë, Roma ka gjashtë pikë dhe në xhiron e tretë do të takohet me Sassuolon.

GOLAT E NDESHJES:

-->