VIDEO/ Portieri realizon një supergol nga goditja e dënimit për të vendosur fituesin e derbit të qytetit

Futboll 25 Gusht 2021 17:48

Portieri Bogdan Cauca ka zgjidhur ndeshjen në derbin e qytetit në Kupën e Rumanisë me një gol të mrekullueshëm nga një goditje dënimi, duke i sjell fitoren skuadrës së tij SR Brasov kundër FC Brasov me rezultatin 1-0.

Ishte minuta e 86 -të e derbit të qytetit, ku deri atëherë nuk kishte gola.

Pastaj erdhi një goditje e lirë dhe topin e mori portieri Bogdan Cauca, duke ia shënuar kolegut të tij nga ana e kundërt, një gol fantastik.

Goli shkaktoi entuziazëm të madh tek tifozët vendas, por edhe komentuesit në transmetimin direkt i cili nuk mund ta besonte në atë që ishte dëshmitar.

Mjeshtëria e portierit Cauce, është bërë virale nëpër botë veçanërisht për faktin se ky është një derbi i qytetit me një rivali të madh, pasi klubet nuk ka shumë simpati për njëri-tjetrin.

-->