Video që tregon shpejtësinë marramendëse të Lirim Kastratit

Kombëtarja 12 Qershor 2019 11:45

Lirim Kastrati ka mahnitur të pranishmit në ‘Fadil Vokrri’ me paraqitjen e tij kundër Turqisë U21.

Mbrëmë, Kosova U21 shënoi fitore 3:1 ndaj Turqisë U21 në kualifikueset e Evropianit U21, transmeton Insporti

Lirim Kastrati ishte më i dalluari te Kosova, teksa shënoi njërin prej tre golave të ekipit të Rafet Prekazit.

Në një moment gjatë ndeshjes, futbollisti i Lokomotivës mahniti me shpejtësinë e tij gjatë një kundërzbritje të “Dardanëve”.

Kastrati pranoi një top të mirë dhe u nis në drejtim të portës pasi arriti ta shmangë mbrojtësin kundërshtar në duel shpejtësie, mirëpo portieri i turqve e vërejti shpejtësinë e tij dhe doli më herët duke intervenuar.

Më poshtë keni edhe golin e tij nga fitorja 3:1 e “Dardanëve”. /Insporti.com/