VIDEO/ Rasti kur Vedat Muriqi iu afrua golit të parë me fanellën e Mallorcas – i pafat sulmuesi i Kosovës

Kombëtarja 02 Shkurt 2022 22:11

Mallorca është eliminuar nga Kupa e Mbretit pasi u mposht nga Rayo Vallecano me rezultat minimal 1:0. Në këtë ndeshje reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi bëri debutimin zyrtar për skuadrën e Mallorcas, shkruan Insporti.com.

Golin e fitores për skuadrën vendëse e shënoi Oscar Trejo nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 44-të.

Sulmuesi shqiptar I Përfaqësueses së Kosovës startion nga minuta e parë dhe qëndroi në fushë deri në vërshëllimen e fundit të gjyqëtarit.

Ylli i Kosovës zhvilloi një ndeshje të mirë, duke pas një rast të mirë për shënim.

Sulmuesi kosovar, pati një mundësi të mirë në minutën e 80-të, por goditja e tij me kokë përfundoi mbi rrjetë.

Ylli dardan, ditë më parë kompletoi transferimin e tij nga Lazio në Mallorca në formë të huazimit deri në fund të sezonit.

-->