VIDEO/ Sekreti i teknikës, prezantuesja ruse goditet me hekur në kokë

Sporte tjera 10 Prill 2021 12:41

Alla Mikheeva, prezantuese televizive në Rusi, është goditur në kokë nga hekuri i një shtange gjatë raportimit për kampionatin europian të ngritjes së peshave që po zhvillohet në Moskë.

Në video, vajza i afrohet Alexander Dmitriev, arbitrit të garës, dhe i kërkon që të tregojë teknikën e ngritjes së peshave. Ai e ngre shtangën për ta ulur menjëherë, por në atë moment vajza po kalonte poshtë mjeteve sportive.

Si pasojë, ajo u godit në kokë, por pa pasoja të rënda. Çdo gjë u publikua nga Mikheeva në “Instagram”, aty ku u kujdes të qetësonte ndjekësit e shumtë.

-->