VIDEO/ Vedat Muriqi shënon për Lazion në ndeshjen miqësore kundër ekipit të Ligës së tretë të Gjermanisë

Futboll 04 Gusht 2021 22:38

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar gol sonte për Lazion në një ndeshje miqësore.

Lazio ditën e sotme zhvilloi një ndeshje miqësore me skuadrën nga kategoria e tretë e futbollit gjerman, Meppen.

Ndeshja u mbyll baras 1-1, teksa golin për lacialët e shënoi Vedat Muriqi.

Sulmuesi shtatlartë ishte titullar sot te skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri.

Përveç Muriqit, nga fillimi u aktivizuan edhe Thomas Strakosha e Elseid Hysaj.

-->