Videoja striptizë që gruaja e Sergio Ramos dëshiron të zhduket

Futboll 14 Maj 2019 16:44

Hapat e parë në karrierë janë gjithmonë të vështirë dhe për t’i ngjitur ato shumë njerëz preferojnë ta bëjnë me goditje të bujshme.

Ishte viti 2005 kur Pilar Rubio nuk ishte e famshme në ekranet e televizioneve në Spanjë. Për të bërë një “boom”, Pilar mori pjesë në një video për programin “El Hormiguero” të Televizionit të Spanjës, që para kësaj video nuk arrinte më shumë se 1 milionë persona shikueshmëri.

Pilar bëhet pjesë e programit që transmetohej në orët e vona të natës dhe shfaqet në një promocion duke u zhveshur tërësisht pas një dritareje.

Shikueshmëria e televizionit njohu vetëm rritje pas kësaj puntate dhe Pilar njohu rrugën e suksesit duke u bërë e famshme, derisa më vonë kapi majat duke krijuar një lidhje me Sergio Ramos, që së bashku janë ndër çiftet më të njohur në Spanjë, por jo vetëm.

 

Sot, 14 vite më pas Pilar do të dëshironte që karriera e saj të kishte nisur ndryshe dhe të mos kishte nevojë të zhvishej tërësisht para kamerës dhe syve të të gjithë Spanjës, por në këtë rast siç thotë populli: “ia ka vlejtur barra qiranë”. /telesport.al/