Viktimat e vrasjes tragjike – familja e hendbollistit të njohur

Hendboll 22 Prill 2019 16:51

Një vrasje e trefishtë në lagjen Dardania të Prishtinës, sot ka tronditur kryeqytetin, kurse detajet e rasttit po bëhen gradualisht të njohura për publikun.

Siç kishte raportuar Insajderi, i dyshuari H. Krasniqi kishte vrarë gruan dhe rejen e tij dhe ka bërë vetëvrasje.

Përderisa këto informata, Insjaderit ia kishte konfirmuar edhe prokuroria, Insporti merr vesh nga burime se familja e afektuar nga kjo tragjedi është ajo e një hendbollisti të njohur kosovar.

Kreshnik Kransiqi në fanellën e kombëtares së Kosovës

Fjala është për Kreshnik Krasniqin, hendbollistin shumë vjeçar të Prishtinës dhe kombëtares së Kosovës.
Krasniqi është lojtar i pozitës së qendrës në Prishtinë dhe në kombëtare, kurse në vitin 2013, ka qenë hendbollisti më i mirë në Kosovë, raporton Insporti duke iu referuar të dhënave të konfirmuara nga Federata e Hendbollit të Kosovës.

Kreshnik Krasniqi e Bellma Beba

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka kishte konfirmuar paraprakisht për Insajderin se prokuroria veçse ka dërguar njerëzit e saj në vendin e ngjarjes.