Vila e Federerit iu lë pa frymë (VIDEO)

Tenis 10 Korrik 2019 12:44

Disa vjet më parë, Roger Federer vendosi që nga qyteti i lindjes, Basel, të zhvendoset në qytezën Volro, e njohur për tatimet më të ulëta në Evropë.

Në afërsi të Cyrihut, bri liqenit, zviceranin i famshëm ka ndërtuar një vilë, e cila të lë pa frymë.

E e mrekullueshme deri në detajet e fundit, me pishinë dhe pamje nga liqeni, vila kushton 7.3 milionë euro.

Vila i ka muret nga xhami, është mbi 500 metra katrorë, ka garazh nëntokësor dhe përreth hapësirë prej 1.5 hektar.

Volro njihet si qytezë simpatike dhe Federer ka edhe fqinj të famshëm, ndër të cilët edhe Kimmi Raikonen e Felippe Massa.