VILLAREALI shpallet kampion i Evropa Ligës

Futboll 27 Maj 2021 00:00

Villarreal është skuadra kampione për këtë sezon në Ligën e Evropës.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka mposhtur në finale Manchester Unitedin, pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt prej 90-të minutave përfundoi me rezultatin 1-1. Gerard Moreno shënoi për spanjollët në minutën e 29-të, kurse Edinson Cavani për skuadrën angleze në minutën e 55-të.

As vazhdimet e dy herë prej 15-të minutave nuk prodhuan fitues, duke shkuar ndeshja kështu në penallti.

Nga pika e bardhë më të saktë u treguan futbollistët e Villarrealit, të cilët fituan me rezultatin 11-10.

Për Villarrealin është kjo hera e parë në histori të klubit që e fiton trofeun e Ligës së Evropës.

-->