Vincent Kompany e feston titullin me përkrahësin e United (Video & Foto)

Futboll 16 Prill 2018 14:15

Mbrojtësi dhe kapiteni i Manchester City, Vincent Kompany, ka postuar disa foto dhe video teksa e festonte titullin e “Cityzens”, pasi e kishte shikuar ndeshjen e së dielës në të cilën Manchester United u mposht nga West Brom.

Arsyeja pse Kompany po e shikonte ndeshjen e United të dielën, është se vjehrri i tij është tifoz i “Djajve të Kuq” dhe pas takimit ai u pa në përqafimin e tij, i cili kishte të veshur fanellën e Man.United dhe po i uronte titullin dhëndrit të tij.

Me të përfunduar ndeshja Manchester United – West Bromwich Albion, të cilën “Djajtë e Kuq” e humbën para publikut të vet në “Old Trafford” me rezultat 0-1, mbrojtësi belg u pa teksa kërceu nga gëzimi, pasi ajo do të thoshte se City edhe zyrtarisht ishte kampion i Premier League për këtë sezon, pasi paraprakisht kishte fituar një ditë më herët kundër Tottenham 3-1.

Festa e kapitenit ndodhi jashtë glamurit që kanë futbollistët të cilët paguhen me miliona euro, pasi ishte në shtëpinë modeste të gjyshes së gruas së tij Carla Higgs, ku të gjithë festuan me të me të përfunduar ndeshja e Man.United, përpos vjehrrit të tij, i cili është një tifoz i vjetër i United dhe me fanellën e tij retro të “Djajve të Kuq”, ishte i ulur në kolltuk.

Megjithatë, në fund edhe vjehrri i uroi për titullin dhëndrit dhe mbrojtësit të City-t dhe pamjet që po transmetoheshin drejtpërdrejtë në faqen e Manchester City-t në Twitter, morën reagime dhe komente pozitive, madje edhe nga tifozët e United, pikërisht për shkak të pamjeve për toke në një shtëpi modeste të një familjeje tipike angleze.

Vincent Kompany është lojtarë i Manchester City që nga viti 2008 dhe ky ishte titulli i tij në Premier League me “Cityzens” në shtatë vitet e fundit. /Insporti.com

 

-->