Virusi godet Kombëtaren një ditë para ndeshjes së parë në grupe

Futboll 11 Qershor 2021 12:12

Kombëtarja e Rusisë është goditur nga virusi COVID-19, vetëm një ditë para përballjes kundër Belgjikës.

Futbollisti i Rusisë, Andrey Mostovoy ka rezultuar pozitiv.

Mostovoy është rasti i parë me COVID-19 tek Kombëtarja e Rusisë në “Euro 2020”.

Stafi mjekësor i Kombëtares ruse ka vendosur për zëvendësimin e tij të menjëhershëm.

Pas testimit me metotën PCR, Mostovoy ka rezultuar pozitiv me COVID-19, Kombëtarja ruse ka bërë të ditur që ai do të zëvendësohet nga Roman Evgeniev në skuadër për ndeshjet e “Euro 2020”.

-->