Vitesse në finalen e Kupës, Armand Broja shënon mrekullinë e dhjetë

Futboll 02 Mars 2021 23:31

Armando Broja dhe goli janë të lidhur ngushtë së bashku. Djaloshi nga Malësia e Madhe ka realizuar në gjysmëfinalen e Kupës së Holandës dhe Vitesse është gati të luftojë për një trofe.

Sulmues, me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë pas 75 minutash lojë. Një krosim i Tannane gjeti futbollistin e kombëtares shqiptare, i cili me një goditje perfekte zhbllokoi ndeshjen.

Rreth 10 minuta më vonë, në portën e Venlo shënoi edhe Tannane dhe Vittese konfirmon që ky është një sezon fantastik për ta. Për Brojën ky ishte goli i parë në Kupë, ndërkohë që në kampionat ka realizuar 9 herë. 

-->