Viti 2021 i kampionit të botës në Formula 1, Max Verstappen

Sporte të tjera 01 Janar 2022 22:21

Holandezi e siguroi titullin e kampionit të botës në fundin e një sezoni të çmendur dhe kontrovers

MaxVerstappen është kampion i ri i botës në Formula 1.

Ngasësi holandez i ka dhënë fund dominimit të LewisHamilton.

Piloti i RedBullit triumfoi në njërin prej sezoneve më dramatikë dhe kontrovers në histori të këtij sporti.

24 vjeçari madje e siguroi titullin vetëm në garën e fundit, e cila u mbajt në AbuDhabi.

Ai e tejkaloi liderin Hamilton në xhiron e fundit për ta fituar garën dhe njëkohësisht edhe titullin.

Kjo pasi në garën e parafundit të dy pilotët i kishin pikë të njëjta.

“Është një çmenduri. Nuk di çfarë të them. Jam krenar me ekipin dhe me të gjithë këta djelmosha. Më pëlqen shumë të punoj me ta. Unë i dua ata dhe dua të punoj me ta edhe 10 apo 15 vjet”, ka thënë Verstappen.

Për të, ky ishte titulli i parë i kampionit në karrierë.

Njëherësh, Verstappen u bë holandezi i parë që e fiton titullin dhe i dyti kampion i RedBullit, pas SebastianVettel.

Ndërsa, Hamiltonin e ndanë vetëm pak sekonda nga titulli i tetë në karrierë.

Por, britaniku nuk arriti ta kalonte me tituj legjendarin MichaelSchumacher, i cili i ka po ashtu shtatë tituj.

-->