Vjen edhe goli i dytë në takimin Drita – Ferizaj
Futboll
19 Qershor 2020
18:42

Është shënuar edhe goli i dytë në sfidën në mes të Dritës dhe Ferizajit, transmeton Insporti.
Drita ka dyfishuar epërsinë përmes një golit të realizuar nga Ardian Cuculi, i cili me një goditje me kokë nga afërsia arriti ta mposht Blakçorin.
Drita në vazhdimësi është duke dominuar ndeshjen dhe është në rrugë të mbarë t’i arkëtojë pikët e plota edhe nga ky takim.
Kujtojmë që golin e parë e shënoni Kastriot Rexha nga pika e bardhë.